
Do të zhvillohet ndeshja mes Tottenhamit dhe Brentfordit.
Tottenham Hotspur do të përballet me Brentford në gjysëm finalen e EFL Cup me fillim nga ora 20:45.
Padyshim që klubi i Jose Mourinho, është favorit për ta fituar këtë ndeshje. Hera e fundit kur Tottenham e ka fituar këtë trofe ka qenë në vitin 2008.
Edhe Brentford në anën tjetër po kërkon që ta fitojë këtë ndeshje dhe ta surprizojë portugezin.
Megjithatë, në 8 ndeshjet e fundit me ekipet e ligës së dytë, Tottenham ka fituar 5 prej tyre duke mos pranuar asnjë gol.
Formacioni startues i Tottenham është ky:
Lloris (C), Aurier, Sanchez, Dier, Reguilon, Hojbjerg, Sissoko, Ndombele, Lucas, Son, Kane.
Brentford ka vendosur që të jetë kjo 11-shja startuese:
Raya, Dalsgaard. Pinnock. Sorensen, Henry, Janelt, Dasilva, Jensen, Mbuemo, Canos, Toney.