Arrihet marrëveshja, talenti i madh transferohet në Milan

11:32 | 06 Janar 2021

Milani siguron shërbimet e Simakanit.

Qendërmbrojtësi francez Mohamed Simakan do të vazhdojë karrierën në Serie A, saktësisht te skuadra e Milanit.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Milani tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Strasbourgut për transferimin e Simakanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për kartonin e 18-vjeçarit, ekipi italian do të paguajë rreth 15 milionë euro.

Simakan këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në kampionatin francez dhe te Milani shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes.

Në 17 ndeshje me Strasbourgun, Simakan ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Ai edicionin e shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Stasbourgut dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Komento: