Publikohet formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë

16:31 | 06 Janar 2021

Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë, mungojnë Son dhe Sterling.

Është zbuluar formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë, ku mungojnë yjet e Manchester Cityt, respektivisht Tottenhamit, Raheem Sterling dhe Heung-Min Son.

Por, në këtë formacion ndodhet mesfushori i Chelseas, Kai Havertz që ka dështuar këtë edicion duke realizuar vetëm një gol dhe dhuruar dy asistime në 15 ndeshjet e para në Premierligë.

Sipas Transfermarkt, vlera e Havertz është 72.9 milionë euro, aq sa pagoi Chelsea në verë.

Por, kjo nuk nënkupton që është më i shtrenjti sepse sulmi më i vlefshëm është me vlerë 324 milionë euro ndërtuar nga Mane, Salah dhe Kane.

Ja formacioni më i vlefshëm në Premierligë dhe vlera e secilit lojtarë:

Portierë: Alisson – 72 milionë euro

Mbrojtja: Alexander-Arnold (99 milionë euro), Van Dijk (72 milionë euro), Aymeric Laporte (54 milionë euro) dhe Andreë Robertson (67.5 milionë euro).

Mesfusha: Kevin de Bruyne (108 milionë euro), Bruno Fernandes (81 milionë euro) dhe Kai Havertz (72.9 milionë euro).

Sulmi: Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Harry Kane (Nga 108 milionë euro për secilin).

Komento: