
Legjenda Pele reagon pas akuzave se ai ndryshoi statistikat në bion e tij në Instagram.
Muajt e fundit ka pasur raportime të ndryshme mbi ndryshimin e statistikave të bërë nga legjnë ‘bion’ e rrjetit e tij social Instagram.
Legjenda e futbollit, Pele, është akuzuar së fundmi se ka ndryshuar ‘bion’ e instagramit mbi shifrën e statistikave të tij për golat e shënuar.
Ditët e fundit, pasi që Messi theu rekordin e Peles për më së shumti gola të shënuar për një klub, 644, pati raportime se ky i fundit ka ndryshuar statistikat në llogarinë e tij në Instagram.
Edhe me thyerjen e rekordit të Cristiano Ronaldos, i cili u bë lojtari i parë që e tejkaloi numrin e golave të Pele në karrierë (757), u raportua përsëri se braziliani ka bërë një gjest të ngjashëm sikurse me Messin.
Megjithatë, reagimi nga legjenda 80 vjeçare erdhi duke thënë: “Unë jam akuzuar nga shtypi se kam ndryshuar bion time në Instagram për të lënë në hije rekordet e këtyre yje të mëdhënj që po thyejnë rekordet e mia. Unë nuk kam bërë një gjë të tillë, bio ime ka qenë njësoj që kur kam hyrë në këtë platformë”.
“Asnjë nga këto nuk duhet të na tërheqë vëmendjen nga arritjet tuaja të pabesueshme”, shtoi në fund Pele duke iu drejtuar dy yjeve Messi dhe Ronaldo.