West Ham në garë për yllin francez që refuzoi Unitedin në verë

18:12 | 07 Janar 2021

‘Shokon’ West Ham, vihet në garë për yllin francez që refuzoi Unitedin në verë.

West Ham ka bërë ‘shënjestër’ transferimin e yllit të Lyonit, Moussa Dembele, për të zëvendësuar Sebastien Haller që iu bashkua Ajaxit.

Sipas RMC Sport, Dembele është bërë objektivi kryesor i West Hamit, derisa më herët lojtari ishte kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi, kurse thuhet se i ka refuzuar.

24-vjeçari është në top formë në vitet e fundit edhe pse këtë edicion ka realizuar vetëm një gol në Ligue 1.

Nuk dihet nëse Dembele do e marrë në konsideratë ofertën e klubit anglez, meqenëse ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.

Sidoqoftë, klubi francez nuk synon ta shesë nën 70 milionë euro.

Komento: