Kylian Mbappe i thotë ‘JO’ PSG-së

21:36 | 07 Janar 2021

Mbappe i thotë ‘JO’ PSG-së.

Mbappe po refuzon rinovimin e kontratës. Mendjen e ka te Reali.

Kylian Mbappe nuk ka pranuar të ulet dhe të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germainin, raporton Gazeta.

Sipas mediave në Francë, 22-vjeçari dëshiron të largohet gjatë verës dhe destinacion i mundshëm duket të jetë Real Madridi.

Leonardo, drejtori sportiv i klubit, ka folur me familjen e lojtarit, por ata nuk duan të diskutojnë për rinovimin e kontratës.

Sido që të jetë, PSG do të bëjë gjithçka për të mos e humbur futbollistin që konsiderohet pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Mbappes i mbaron kontrata në vitin 2022 dhe nëse nuk e bindin për të rinovuar, francezët mund ta shesin në verë për të mos e humbur me parametra zero.

Komento: