Izolohet trajneri i Real Madrid

22:24 | 07 Janar 2021

Izolohet Zinedine Zidane.

Real Madridi mund të udhëtojë në Pamplona pa Zinedine Zidanen.

Trajneri është në pritje të testit për VOCID-19. Ai është izoluar në shtëpinë e tij pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv, raporton La Sexta, transmeton Express.

Ai duhet të dalë negativ dy herë së paku për të marrë dritën e gjelbër se është i pastër.

Kështu, sipas MARCA, ekziston mundësia që të mungojë në sfidën me Osasunën.

David Betoni, ndihmësi i tij mund të udhëheqë skuadrën.

Komento: