Afati i janarit në Serie A po shkon drejt fundit. kjo ka bërë që Milan t’i intesifikojë punët në sjelljen e një mbrojtësi në San Siro.
Gianluca Di Marzio bëri një vlerësim të negociatave të Milanit me Strasbourg për Mohamed Simakan, përcjell ORAinfo.
Kuqezinjtë nuk duan të rrisin ofertën e 15 milionë eurove plus 3 bonuse për mbrojtësin e lindur në vitin 2000, por francezët nuk duken të gatshëm të bien nga 20 milionë eurot e kërkuara.
Klubi milanez dëshiron ta mbyllë marrëveshjen – në rast të një rezultati negativ, alternativa është Kabak nga Schallke. /ORAinfo/