Reshjet e shiut, shembet një urë në Kamenicë

10:21 | 11 Janar 2021

Shiu ‘përpin’ asfaltin, shembet ura në Kamenicë.

Një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës është shembur pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Shembja e urës e ka bllokuar rrugën që i lidhë fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën.

Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.

Në disa raste, shiu ka deportuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.

Komento: