
Elvana Gjata është shfaqur për herë të parë në një fotografi krah biznesmenit Elson Bajrakurtaj, me të cilin është përfolur për një lidhje dashurie.
Fotografia është publikuar nga vetë biznesmeni në InstaStory, teksa të dy ndodheshin në O2 Arena në Londër.
Emri i biznesmenit, i cili vepron në sektorin e ndërtimit, është lidhur me Elvanën që nga viti 2024. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja luante përkrah aktorit Ermal Mamaqi.
Publikimi i fotografisë ka rikthyer vëmendjen te raporti i përfolur mes tyre, veçanërisht pas aludimeve të fundit për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Megjithatë, këto pretendime mbeten të pakonfirmuara.

Deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk e kanë konfirmuar publikisht nëse mes tyre ekziston një marrëdhënie romantike.
