Ronaldo vetëm një gol larg rekordit historik.
Cristiano Ronaldo e ka barazuar rekordin e Josef Bicanin për gola të shënuara për klubin dhe kombëtaren dhe tani është vetëm një gol larg rekordit historik si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.
Ronaldo e shënoi golin e tretë të fitores së Juventusit 3:1 kundër Sassuolos të dielën në Allianz Stadium.
Ai ishte goli i 759-të i Ronaldos në karrierë për klub dhe kombëtare dhe tani atij i nevojitet vetëm edhe një gol për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.
Bican, i cili ishte sulmues cek që luajti për Rapid Wien, Admira, Slavia Prague dhe Dynamo Prague nga viti 1931 deri më 1955.
Ronaldo e kaloi Pelen për më së shumti gola zyrtare, por legjenda braziliane këmbënguli se ylli i Juventusit nuk e ka thyer rekordin e tij për më së shumti gola në historinë e futbollit nga një futbollist.
Pele e ndryshoi numrin e përgjithshëm të golave në 1.283, duke i përfshirë edhe golave që i kishte shënuar në ndeshje jozyrtare, pra miqësore.