Koronavirusi ia merr jetën zëvëndësministrit të Kosovës

21:01 | 11 Janar 2021

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në Kosovë.

Viktimë e këtij virusi është edhe një zëvendës ministër i Qeverisë së Kosovës, përcjell ORAinfo.

Sot është ndarë nga jeta, pas një beteje të gjatë me virusin, Nehat Ramadani, zv/ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.

Ramadani, njëri ndër aktivistët e parë të LDK-së dhe veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

Ai ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.

Komento: