Reagon Petkoviq: Sipas cilës marrëveshje Komisioni Evropian njohu Kosovën?

09:30 | 13 Janar 2021

Petkoviq: Sipas cilës marrëveshje Komisioni Evropian njohu Kosovën?

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se është e papranueshme që çdo organ i BE-së të vendosë për siç tha ai “statusin e provincës sonë jugore të Kosovës dhe Metohisë”,

Ai kësisoj ka komentuar njoftimin e shërbimit të Komisionit Evropian në Twitter se “Presidentja në detyrë e Kosovës u takua me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Sipas cilës marrëveshje dhe kur BE e njohu të ashtuquajturën Kosova?! A do të thotë kjo se dialogu është i tepërt? Është e papranueshme për çdo organ të BE, veçanërisht Komisionin Evropian, të vendosë mbi statusin e krahinës sonë jugore”, shkroi ai.

Komento: