KE i bie pishman që e quajti Kosovën si Republikë, fshin postimin dhe e zëvëndëson

11:00 | 13 Janar 2021

Komisioni Evropian i bie pishman që e quajti Kosovën si Republikë, fshin postimin dhe e zëvëndëson.

Shërbimi audio-vizuel i Komisionit Evropian në Twitter që shpërndan lajmet nga Komisioni Evropian ka ndryshuar postimin e djeshëm në këtë rrjet social për takimin e u.d së presidentit, Vjosa Osmani me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, pasi Osmanit iu referua si Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës.

Në postimin e parë, faqja e Komisionit Evropian ka shkruar “Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës” e që më pastaj e ka ndryshuar në “Presidentja në detyrë e Kosovës”, postim që edhe tani gjendet në këtë faqe.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ka reaguar në Twitter pas postimit të parë të Komisionit Evropian duke u ankuar se Bashkimi Evropian po e njeh Kosovën pasi i është referuar si Republika e Kosovës.

Ndryshe nga Komisioni Evropian, institucioni tjetër i BE’së, Parlamenti Evropian në takimet zyrtare i referohet Kosovës si Republika e Kosovës.

Komento: