Albin Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet të VV-së

16:50 | 15 Janar 2021

Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka njoftuar se kryetari i demokristianëve të rinj të Kosovës, Aron Thaqi, do të jetë në listën e Vetëvendosjes për deputet.

Kurti është takuar me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të demokristianëve të Kosovës.

“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Komento: