Pochettino infektohet me koronavirus

19:45 | 15 Janar 2021

Pochettino rezulton pozitiv me COVID-19.

Mauricio Pochettino ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kësisoj ai do të jetë në vet-izolim.

Trajneri i Paris Saint-Germain ka rezultuar pozitiv vetëm pak ditë para se fitoi trofeun e parë në karrierën e tij.

Në mungesë të tij, asistentët Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino do të marrin në kontrollin e skuadrës.

Ndeshja e ardhshme e parisienëve do të jetë ndaj Angers të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Komento: