Cilët janë pesë kandidatët nga PDK që do t’i votonte Mimoza Kusari-Lika

23:17 | 26 Janar 2021

Kusari-Lila zgjedh katër gra dhe Bedri Hamzën si kandidatë që do t’i votonte në PDK.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka treguar 5 kandidatët për deputetë që do t’i votonte nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila ka zgjedhur katër gra dhe Bedri Hamzën si kandidatët më të duhur për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Bedri Hamzën, si kolegë kemi komunikim, kemi qenë në komision bashkë, s’jemi pajtu po s’kemi pas ofendime, devijime, kemi pasë qasje të bashkëpunimit. Pastaj Ganimete Musliun, as me të nuk pajtohem për shumë gjëra, Valdete Idrizin dhe Ariana Musliu-Shoshin”, ka thënë Kusari-Lila.

Komento: