
Ambasadorja Çitaku uron Antony Blinken për detyrën e sekretarit të Shtetit Amerikan.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka uruar Antony Blinken me rastin e konfirmimit nga Senati Amerikan, në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit.
Në një reagim të shkurtër në twitter, Çitaku shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin me administratën e re, për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kosovës.