
Një vr’asje ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vr’asje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë në hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë qe dyshohet te jetë arma e përdorur në rast.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plotë të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /ORAinfo/