Albert Krasniqi ishte në kërkim të Policisë, e kishte rrahur gruan e tij

18:46 | 27 Janar 2021

Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, por edhe gjithë Kosovën në orët e para të mbrëmjes së sotme.

Babai privoi nga jeta në podrumin e objektit ku jetonte, djalin e tij.

Viktima është biznesmeni i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi.

Por burime të IndeksOnline mësojnë gjithashtu se i ndjeri, kishte pasur edhe probleme me shtetin.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhu’në fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-missi Kosova, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.

Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.

Komento: