Postim prekës për privimin nga jeta të Albert Krasniqit nga menaxheri i famshëm

21:46 | 27 Janar 2021

Menaxheri i famshëm me postim prekës për privimin nga jeta të Albert Krasniqit.

Menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka reaguar pas privimit të mikut të tij Albert Krasniqit.

Fetahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar për viktimën që dyshohet se u privua nga jeta nga babi i tij, Skender Krasniqi.

Fetahu ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në facebook derisa ka postuar edhe një fotografi me viktimën.

Për vdekjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur Skivi në instagram.

Albert Krasniqi dyshohet se u priva nga jeta nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i prangosur, i është konfiskuar mjeti që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Komento: