Vetëm një plumb u shkrep në drejtim të Albertit, çka gjeti policia në vendin e ngjarjes?

10:11 | 28 Janar 2021

Policia e Kosovës ka informuar gjerësisht se çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshimtë pasi që i njëjti dyshohet se kreu v’rasje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku edhe janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një kariaktor, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën v’rasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe viktima në rastin e mbrëmshëm ishte Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi.

Albert Krasniqi kishte disa ditë që po kërkohej nga organet kompetente, nën dyshimin për su’lm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi.

Krasniqi dhe Gashi raportohet të kenë pasur disa mosmarrëveshje kohëve të fundit, e që pjesë e këtyre mosmarrëveshjeve të shumta ishin edhe familjarët e tjerë të dyshes.

Komento: