Milan favorit për ta transferuar brazilianin e talentuar

10:20 | 28 Janar 2021

AC Milan është një nga katër klubet e Serisë A që ndjekin lojtarin e Portos, brazilianin Otavio.

Mësohet se Milani po monitoron Otavio përpara dritares së verës si një mundësi e mundshme transferimi falas.

Sipas Calciomercato. it, fakti që ai do të ishte në dispozicion pa asnjë tarifë ka tërhequr interesin e Milanit, Napolit, Interit dhe Romës. Ai nuk duket i gatshëm të rinovojë me ekipin aktual dhe kjo ka rritur apetitet e klubeve italiane, përcjell ORAinfo.

Roma e hetoi atë me shumë interes së bashku me lojtarët e tjerë për këtë janar, por Milani ‘duket të jetë kandidati kryesor për ta nënshkruar atë’ për momentin.

Vlera e lojtarit sillet rreth 4 milionë. Mbetet të shihet nëse Milan do të arrij t’i siguroj shërbimet e tij gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: