Erikseni e bind Conten.
Christian Eriksen e ka bindur trajnerin e Interit, Antonio Conte, prandaj zikaltrit kanë vendosur ta heqin danezin nga lista e shitjeve.
Conte është i bindur tani që Erikseni mund të kontribuoi shumë në skuadrën e tij, veçanërisht pas golit nga gjuajtja e lirë kundër Milanit, i cili e dërgoi Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë të martën, transmeton Gazeta Express.
Erikseni i kishte luajtur vetëm 20 minuta në tetë ndeshjet e fundit në Serie A, por tani gjithçka ka ndryshuar për të, sipas mediave italiane.
Për 28-vjeçarin thuhej se do të kthehej në Premierligë te ish-klubi, Tottenham, apo në Arsenal dhe Leicester City.
Interi nuk dëshiron të shesë lojtarë në janar dhe Eriksen do të mbetet në Meazza të paktën deri në verë.