Juventusi prezanton transferimin e ri

17:33 | 28 Janar 2021

Skuadra e Juventusit tashmë ka prezantuar transferimin e ri.

Juventusi ka njoftuar për blerjen e Marley Ake nga Olympique Marseille.

20-vjeçari ka kryer me sukses testet mjekësore të mërkurën dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Ai u transferua në Itali në formë shkëmbimi me Franco Tongya, ky i fundit kaloi te francezët.

Ake ka luajtur edhe si sulmues, por roli i tij është anësor, në vend të Cristiano Ronaldo, kështu që do të jetë vështirë për Andrea Pirlon që tani për tani t’i japë shumë minuta.

Komento: