
Milan publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Bolognas.
Nesër me fillim nga ora 15:00, Milan do të përballet me Bolognan në udhëtim në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Milanin vetëm fitorja do ta mbante në krye të tabelës, ndërsa aktualisht ka 43 pikë, dy më pak se Interi.
Në anën tjetër, Bologna gjendet në vendin e 13-të me 20 pikë të grumbulluara.
Milan ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.
Nga lista shihet se është rikthyer Ismael Bennacer, ndërsa Calhanoglu që doli negativ për koronavirus sot, do të mungojë të paktën edhe këtë xhiro.
