77 vjeçarja nga Fushë Kosovë rrihet e plaçkitet nga hajnat

22:37 | 29 Janar 2021

Hajnat e rrahin dhe plaçkitin një 77-vjeçare në Fushë Kosovë.

Lihe Muratit në Fushë Kosovë në orët e para të së premtes i hynë hajnat.

Ndaj 77 vjeçares tre personat e maskuar kishin ushtruar edhe dhunë, duke e lënduar në kokë dhe në duar.

Ata morën në shtëpinë e të moshuarës 32 euro, dy telefona dhe stoli.

Policia është duke e hetuar rastin, kurse një patrullë qëndroi gjatë ditës në lagjen ku gjendet shtëpia, për të mbledhur informacione.

https://www.youtube.com/watch?v=JkBbnQOeY1o&feature=emb_title

Komento: