
Dy lojtarët e njohur të PSG-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Futbollistët e Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe Abou Diallo kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Marco Verratti dhe Abou Diallo kanë rezultuar pozitivë në testimin e fundit të skuadrës franceze, Paris Saint Germain.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes komunikatës zyrtarë në uebfaqen e klubit.
Futbollistët kanë rezultuar pozitivë në testimin e fundit dhe janë duke ju nënshtruar protokollit anti-COVID-19.
Ata janë vetizoluar dhe janë duke ndjekur te gjitha udhëzimet e zyrtarëve shëndetësorë.