Baraliu: Vasfije Krasniqi-Goodman mund të jetë kandidate për presidente

00:01 | 30 Janar 2021

Baraliu ka thënë se Vasfija mund të jetë kandidate për presidente.

Analisti politik kosovar në SHBA, Bleron Baraliu, ka thënë se nuk do të çuditej nëse kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të kandidohej për presidente në nomenklaturën e radhës.

Baraliu e ka mbështetur aktivizimin e Krasniqi-Goodman për gratë e dhunuara në Kosovë.

“Nuk besoj që zgjedhja e saj Vetëvendosje ka qenë për arsye morale, por pavarësisht se çka, është e drejtë e saj. Nuk do të befasohesha aspak nëse Vasfija do kishte qenë kandidate për presidente mas zgjedhjeve”, ka deklaruar Baraliu.

Krasniqi-Goodman mban numrin 7 në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes.

Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë në Kosovë që ka folur hapur për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë më 1999’ën.

Komento: