Mbyllet pa gola derbi Arsenal-Manchester United

20:26 | 30 Janar 2021

Derbi Arsenal-Manchester United mbyllet pa gola.

Ka përfunduar në barazim pa gola derbi mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për javën e 21-të në Premierligë.

Të dyja ekipet u orvatën mjaft shumë ta fitonin ndeshjen, e cila vlente shumë për të dyja taboret, megjithatë shpërdoruan rastet që i patën.

Arsenali ishte më kërkues në minutat e fundit, por mungoi finalizimi, shkruan Gazeta Express.

Edinson Cavani pati dy mundësi ideale, por i mungoi instikti vrasës që e posedon zakonisht.

Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Arsenali shkon në 31 pikë në vendin e tetë.

Komento: