Ylli i Man Cityt mposht koronavirusin

15:59 | 31 Janar 2021

Aguero mposht koronavirusin.

Futbollisti i Manchester Cityt, Sergio Aguero është shëruar nga COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Tëitter.

Ai tha se ishte sot në palestrën e klubit, kurse shumë shpejt do t’i bashkohet bashkëlojtarëve në stërvitjet grupore.

Saktësisht para 10 ditëve, argjentinasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Komento: