“Milan projekton të ardhmen, nis kontaktet informale me Pep Guardiola”

18:52 | 31 Janar 2021

Bombë nga Spanja. Milan – sipas “Diario Gol” – ka filluar kontakte jozyrtare me Pep Guardiola. Objektivi kuqezi do të ishte të sillte spanjollin në stolin e Djallit në të ardhmen.

Jo një objektiv afatshkurtër duke qenë se kontrata e ish-trajnerit të Barcelonës me Manchester City skadon në 2023.

Nuk kae asnjë nxitim prandaj dhe në këto muaj Guardiola do të jetë në gjendje të kuptojë nëse projekti i Milanit do të jetë vërtet i vlefshëm.

Ish-mesfushorit – lexohet – i pëlqen ideja për të drejtuar një klub të shkëlqyeshëm si kuqezinjtë, por nuk ka asnjë nxitim.

Stefano Pioli, pra, mund të mbetet i sigurt. Trajneri aktual i Milanit do të ketë kohë për të fituar dhe për të zhdukur çdo thashethem në lidhje me stolin, siç edhe bëri me punë kur doli në skenë Rangnick.

Komento: