Goli i parë në Seria A, Muriqi befason me këtë deklaratë

18:53 | 31 Janar 2021

Muriqi ndjehet i lumtur me golin e parë në Seria A.

Ylli kosovar, Vedat Muriqi ka thyer heshtjen pas golit të shënuar në Seria A.

Muriqi shënoi në fitoren 1 – 3 ndaj Atalantas, që është goli i tij i parë në kampionatin italian, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Muriqi ka shënuar në Twitter duke thënë se është i lumtur me golin.
“I lumtur me golin e parë në Seria A. Le të vazhdojmë tutje”, shkroi ai.

Deri me tani, Muriqi ka shënuar tri gola edhe pse i pari është numëruar si autogol i kundërshtarit.

Komento: