Milan i gatshëm ta kompletoj transferimin e super yllit të Man Utd

19:29 | 31 Janar 2021

Milani dëshiron ta kompletojë transferimin e yllit te Unitedit.

AC Milan është i hapur që ta mbajë përgjithmonë në skuadër mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot.

Dalot iu bashkua “Rossonerëve” gjatë verës në formë huazimi dhe ka bërë rreth 17 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Portugezi ka qenë alternativë në të dy pozitat e krahut dhe së fundmi ka nisur të jetë titullarë në Seria A.

Sipas The Sun, Milani dëshiron ta mbajë Dalotin andaj do negociojë që të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Sidoqoftë, gjiganti italian do ofrojë vetëm 15 milionë euro, që është katër milionë më pak se sa Unitedi pagoi në vitin 2018 kur e transferoi nga Porto.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” nuk janë të hapur për shitjen dhe ndoshta do kërkojnë vlerë më të lartë që ta lejojnë përfundimisht të largohet.

Komento: