E papritur, mërgimtarët ia bëjnë dhuratë AAK-së një autobus për fushatë

21:22 | 31 Janar 2021

Mërgimtarët AAK-së ia bëjnë dhuratë një autobus për ta realizuar fushatën.

Përkrahjen për Ramush Haradinajn në zgjedhjet e 14 shkurtit, disa mërgimtarë e shprehën edhe në njërin nga trenat zviceranë.

Por, meqë këtë mjet transporti nuk mund ta sillnin në Kosovë, përkrahësit nga Zvicra këtë të diel, ia sollën dhuratë një autobus AAK-së.

Me të figurat e kësaj partie do të shëtisin qytetet e Kosovës në fushatë zgjedhore.

Për këtë dhuratë që ua sollën bashkatdhetarët bashkë me votat e tyre, është falënderues nënkryetari Pal Lekaj i cili tha se ky mjet transporti ka një kuptim.

“Diaspora nuk është ashtu siç po thonë me Albinin, po shihet që janë me aleancën” tha Lekaj.

Komento: