Arrihet marrëveshja, Liverpool transferon super-mbrojtësin

21:24 | 31 Janar 2021

Liverpooli arrin marrëveshje me një mbrojtës.

Liverpool ka arritur marrëveshje me mbrojtësin anglez Ben Davies. Sipas “Goal.com”, mbrojtësi i Prestonit, që garon në Championship, do të huazohet me të drejt blerje.

Liverpoolit mbrojtësi 25-vjeçar do t’i kushtoj rreth dy milionë euro.

Davies shihet si zëvendësues i Joe Gomezit dhe Virgil van Dijk, që janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Davies gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si: Newport, Southport, York City.

Komento: