Haradinaj i përgjigjet Tahirit, pasi i tha “ka përfunduar koha e tij”

22:18 | 31 Janar 2021

Haradinaj flet për deklaratën e Abelard Tahirit.

Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e Abelart Tahirit të PDK’së, i cili tha se po përfundon koha e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.

“E kam shumë mik Abelardin, ka qenë ministër në qeverinë time. Nuk kam ndonjë koment. Këto janë kohë fushatash”, thotë Haradinaj.

“Enveri ishte zëvendëskryeministër i imi, Abelardi ministër i imi. Unë palë e kam pasë Hashimin e Kadrinë, s’i kam pasur këta”, theksoi i pari i AAK’së.

“Nuk i kuptoj as ata, nuk fitojnë vota duke u marrë me mu’, tha Haradinaj në Pressing.

Komento: