
Bilanci i 24 orëve të fundit/ 31 aksidente e 12 të arrestuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin tonë janë shënuar 31 aksidente.
Siç raporton Policia e Kosovës 10 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 21 të tjerë kanë përfunduar me dëme materiale.
Në anën tjetër në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se ka arrestuar 12 persona, e 7 kanë përfunduar në mbajtje. E në vuajtje të dënimit kanë përfunduar 2 persona.