Vetëvendosje ua kërkon votën qytetarëve me numrin 127

11:21 | 01 Shkurt 2021

Partia e Albin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me numrin 127.

Kjo në bazë të shortit që sapo është hedhur nga Komisioni Qendron i Zgjedhjeve.

Ndërsa më parë i janë ndarë numrat edhe PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës. PDk do të garojë me numrin 134, LDK-ja do të garojë me numrin 132, AAK me numrin 135, ndërsa Nisma me numrin 121.

Po ashtu edhe disa parti të minoriteteve tashmë kanë marrë numrat e tyre garues.

Komento: