282 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:20 | 01 Shkurt 2021

Janë konfirmuar 282 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 282 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 184 pacientë të tjerë kurse pesë pacientë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: