Ministrja Stublla deklarohet për vendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe emërimin e ambasadorit

16:10 | 01 Shkurt 2021

Sot, Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjet reciproke.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është deklaruar pas zyrtarzimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.

Haradinaj-Stublla ka thënë se vendosja e ambasadës në Jerusalem është një zotim që buron prej kësaj marrëveshje.

Ajo ka folur edhe për emërimin e ambasadorit në këtë shtet.

“Ambasada në Jerusalem është zotim që buron nga Marrëveshje e Ëashingtonit, një zotim që kryeministri Hoti e ka dhënë përmes një telefonate nga Zyra Ovale. Procedurat për emërimin e ambasadorit në Jerusalem do të shkojnë sipas ligjit, por ende s’kanë filluar. Kemi një të ngarkuar me pune aktualisht atje”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Ajo ka falendëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë njohje.

Ndryshe, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Ndërsa me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai tha që arritja e njohjes reciproke tregon efektin dhe rëndësinë që ka pasur marrëveshja e 4 shtatorit, e cila sipas tij, është kritikuar shumë.

Ai tha se kjo njohja nga Izraeli tregon se ata që kanë kritikuar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë dhe ata qe se kanë pranuar këtë njohje kanë qenë gabim.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ne kemi hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës me marrëveshjken e sotme. Besoj që konkretizimi që bëmë sot tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit dhe i nxjerr gabim ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje, edhe duke mos e pranuar njohjen e Izraelit”, ka deklaruar ai.

Hoti ka thënë se sot janë nënshkruajtur disa marrëveshje që fuqizojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Izraelin.

Komento: