
Brenda banesës e cila u përfshi nga zjarri sot në Tophane.
Sot rreth orës 15:30 një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Nga ky incident që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”.
“Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”.
Klan Kosova mëson se si shkaktar i zjarr mund të ketë qenë një defekt në energjinë elektrike.
Klani ka siguruar pamje brenda banesës ku ndodhi edhe zjarri nga fotografi Arben Restelica.
