
Roma e sigurt, triumfon ndaj Udineses në Stadio Olimpico.
AS Roma ka mposhtur skaudrën e Udineses në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.
Me këtë fitore tani, “Giallorosët” ngjiten në pozitën e tretë duke tejkaluar Juventusin, transmeton lajmi.net.
Goli erdhi shpejt në Stadio Olimpico, fillimisht ishte mefshori në formë, Veretout i cili zhbllokoi rezultatin në min (5’).
Në minutën e (25’) u akordua një penalti në favor të Romës, të cilën e konkretizoi në gol Veretout, për të shënuar golin e dytë personal këtë ndeshje.
Edhe Pellegrini shënoi një gol por që sistemi VAR e anuloi ku e cilësoi si ndërhyrje të pa lejueshme.
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin prej dy golësh të Romës.
Në pjesën e dytë, Udinese pati disa raste, ku në njërin ishte protagonist portieri i Romës, Pau Lopez, i cili i mohoi golin Udineses.
Goditjen përfundimtare për Romën e dha Pedro, i cili shënoi golin e tretë në min (90+3′).
Rezultati përfundimtar, AS Roma 3-0 Udinese.
Tani Roma mban pozitën e tretë me 43 pikë, katër më pak se Interi dhe gjashtë më pak se Milani.