
Janë konfirmuar 246 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 246 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 246 pacientë të terë, kurse në 24-oët e fundit nuk ëstë raportuar asnjë vdekje./ORAinfo/