Rritet numri i votuesve në krahasim me zgjedhjet e kaluara

16:08 | 14 Shkurt 2021

Rritet numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Numri i kosovarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është rritur krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, raporton Express.

Përderisa në zgjedhjet e 2019’ës, deri në këtë orë kishin votuar 555 mijë qytetarë, në zgjedhjet që po mbahen sot kutive të votimit u janë drejtuar 571 mijë kosovarë.

Bazuar në këto shifra i bie që kanë votuar rreth 16 mijë kosovarë më shumë.

Komento: