Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se s’ka munguar asnjëherë në zgjedhje

18:09 | 14 Shkurt 2021

Kanë mbetur më pak se një orë deri në përfundim të kohës së rregullt ku qytetarët do të mund të votojnë.

Kosovarët sot po votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.

Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.

Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.

Pasi votoi, ai tha se duhet që partitë bashkë ta shikojnë popullin.

I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.

Komento: