Zëdhënësi i KQZ-së: Nuk ka mungesë të fletëvotimeve për votim të rregullt

18:33 | 14 Shkurt 2021

Na ndajnë edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve në Kosovë.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror Zgjedhor, ka deklaruar se përkundër ankesave, nuk ka mungesa të fletëvotimeve për votimet me kusht.

“Nuk ka mungesë të fletëvotimeve. Po flasim vetëm për votimet me kusht”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7.

Më herët është raportuar për mungesë të fletëvotimeve nëpër qendra të votimeve në Prishtinë, kryesisht në Fakultetin Filologjik.

Komento: