Pas rezultateve të para, Vetëvendosje nis festën me fishekzjarrë

19:20 | 14 Shkurt 2021

Vetëvendosje nis festën.

Pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve, afër selisë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë kanë filluar festa.

Në videon që e ka siguruar ‘T7’, shihet hedhja e fishekzjarreve në afërsi të selisë së saj, shkruan Gazeta Express.

Në shumicën e sondazheve të zhvilluara, Vetëvendosja është vënë e para.

Të përfshira në këta exit poll-a nuk kanë përfshirë votat nga diaspora.

Komento: