Prishtinasit entuziast, ja sa për qind e qytetarëve votuan sot

19:35 | 14 Shkurt 2021

Mbi 58% kanë dalë të votojnë në Prishtinë deri më tani.

Në kryeqytet, të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar mbi 58 për qind e qytetarëve, deri më tani.

Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), 79,271 prishtinas kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

KQZ ka përpunuar 73,18% të votave në këtë komunë. Të drejtë vote këtë vit në kryeqytet kanë pasur 185.635 persona.

Në zgjedhjet e kaluara të 2019’ës, të drejtë vote në Prishtinë kanë pasur 195,554 persona, teksa 103,691 kanë vënë votën e tyre në kutitë e votimit.

Komento: