Muhamet Hamiti: Nuk kishte arsye të ndëshkohej LDK-ja

20:19 | 14 Shkurt 2021

Muhamet Hamiti i LDK-së, thotë se është pritur se VV do të fitonte por jo me një rezultat të tillë që e nxorën sondazhet.

“Është pritur që VV të fitojë sigurisht të dalë e para, sigurisht me rezultat 40 e dicka por jo kaq sa po duket.

Nëse del ky rezultat, duhet të jetë rast i mirë për partitë, për LDK, që të shohë se cka ka ndodhur sepse besoj se në këtë kohë, nuk e di a do të duhej të ndëshkohej LDK-në sepse s’kam parë gabime në drejtimin e qeverisë”, ka thënë Hamiti.

Komento: